Vlorë, policia asgjëson 886 rrënjë kanabis

9:42 | 9 Korrik 2015

Sekuestrimi i drogës-Foto ilustruese

Zbulohen dhe asgjësohen 886 rrënjë kanabis sativa në fshatin Koçul, të Vlorës.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në tre parcela të ndryshme, raportojnë mediet në Tiranë.

Pas asgjësimit të bimëve narkotike, policia ka nisur hetimet për zbulimin e kultivuesve të tyre, për t’i vënë para drejtësisë.

Operacioni anti-kanabis, vijon në të gjithë vendin, duke u përqendruar më shumë në fshatra dhe zonat e thella.