Vlora Dumoshi i del në mbrojtje Adriana Matoshit pas komenteve për lidhjen me futbollistin afrikan

Ka reaguar Vlora Dumoshi me një publikim në rrjete sociale.

ShowBiz

31/10/2020 19:15

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka reaguar menjëherë ndaj kritikave për lajmin se aktorja e mirënjohur kosovare Adriana Matoshi është në një lidhje me futbollistin nga Afrika 21 vjeçarin Keith Groenveld, shkruan lajmi.net.

Vlora Dumoshi ka publikuar një status në llogarinë zyrtare të Facebook-ut ku shpreh mbështetjen e plotë për lidhjen e re të aktores kosovare.

Ndonëse Adriana Matoshi mori shumë kritika për dallimin në moshë me të dashurin e ri duket se asaj nuk i bëhet vonë sepse po e shijon çdo moment të dashurisë.

Mu për këtë arsye Vlora ka reaguar duke thënë se ata që zgjedhin lumturinë dhe dashurinë gjithmonë duhet të mbajnë kokën lart dhe se secili ka të drejtë të zgjedh se me kë kalon jetën./Lajmi.net/