Vlora Çitaku: Sulm i papranueshëm

Ministrja Vlora Çitaku, në reagimin e saj pas vrasjes së një polici të EULEX'it, ka thënë se sulmet ndaj këtij misioni janë të papranueshme.

Lajme

19/09/2013 09:16

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës për sulmin e sotëm në pjesën veriore të Kosovës ku mbeti i vrarë një polic i EULEX’it.

“Sulmet ndaj personelit të EULEX’it janë të papranueshme! Përderisa ne vajtojmë humbjen e një jete, ne lutemi për shërim të shpejtë të atyre që janë plagosur”, ka thënë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, në Twitter.