Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën në mënyrë tragjike pesëdhjetë të rinj. Çitaku është shprehur e tronditur nga kjo tragjedi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, viktimat dhe të lënduarit. “Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Koçan, Maqedoninë e Veriut. Mbi pesëdhjetë të rinj humbën jetën…

Lajme

16/03/2025 10:35

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën në mënyrë tragjike pesëdhjetë të rinj.

Çitaku është shprehur e tronditur nga kjo tragjedi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, viktimat dhe të lënduarit.

“Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Koçan, Maqedoninë e Veriut. Mbi pesëdhjetë të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike nga zjarri në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë moment të rëndë dhe të dhimbshëm. Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkroi Çitaku.