Vlora Çitaku për Xhakën e Shaqirin: Djema, borxhin ndaj Kosovës e keni la

Të premtën u realizua ndeshja futbollistike mes Zvicrës dhe Serbisë.

ShowBiz

24/06/2018 10:31

Kjo ndeshje do të mbahet mend përherë tek shqiptarët kudo në botë, kjo për shkak se ishin dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ata që i siguruan fitoren kombëtares së Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Fitorja e Zvicrës dhe golat e Xhakës dhe Shaqirit janë komentuar shumë në rrjete sociale, sidomos simboli i shqiponjës që të dy futbollistët e kanë bërë pas shënimit të golave.

Edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një statusi në rrjete sociale ka falënderuar Xhakën e Shaqirin për emocionet që i kanë sjellë gjithë kombit shqiptar atë mbrëmje.

“Tash, duhet me folë drejtë. Nuk kam pasë zemër me e pa lojën Zvicër – Serbi. Bile, bash në atë kohë e lash me u pa me Ambasadorin e Norvegjisë në SHBA. Dojsha me më kalu koha diqysh. Edhe veq me e pa rezultatin në fund. Cilido qoftë. Ja, po e pranoj, nuk jam aspak e fortë, së paku jo sa ata djem në fushë të futbollit. Diqysh, më vike keq për ta. Më vike keq, e ndjeja dhimbje se bartnin mbi supe një barrë që ndoshta nuk ju takon. Më vike keq që ju ra hise atyre me e vëndosë drejtësinë. Me fitu aty ku unë e shumë të tjerë e kemi për detyrë me fitu, po shpesh nuk ia kemi dalë.
Djema, borgjin ndaj Kosovës e keni la. Sa të jem gjallë kam me e kujtu ditën e djeshme. Faleminderit. Përulësisht.”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/