Vlora Çitaku në aeroplan-mbajtësen George Washington (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku thotë se bashkë me Gjeneralin Gashi, atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës, dhe këshilltaren Lendita Haxhitasim, kanë vizituar aeroplan-mbajtësen George Washington në Virgina të SHBA-ve.

Lajme

02/02/2016 16:00

“Dua të falënderoj kapitenin dhe tërë ekuipazhin e aeroplan mbajtëses ‪#‎GeorgeWashington për pritjen e jashtëzakonshme dhe nderimet e bëra. E mahnitur me madhështinë e ushtrisë amerikane. Kosova është me fat që ka mbështetjen e SHBA-ve”, shkruan ajo, raporton lajmi.net.

Çitaku thotë se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është prioritet në agjendën e institucioneve të Kosovës, e sipas aj, Kosova do ta ketë fatin të ketë Ushtrinë më të fuqishme të planetit si përkrahëse për të ndihmuar në këtë proces./ Lajmi.net

 

12661852_10153297528797414_4762118535965596912_n 12645020_10153297528807414_2044904193977170836_n 12642460_10153297528837414_6894222062257104835_n 12523174_10153297528862414_6478885109597787928_n 12662520_10153297528892414_49149638594792072_n 12647181_10153297528932414_3903814764410215003_n