Vlora Çitaku me fjalë të mëdha për Ramë Lahajn pas performancës në Uashington

Vlora Çitaku mbrëmë ndoqi nga afër koncertin e Ramë Lahajt në Uashington.

ShowBiz

05/06/2019 14:32

Ramë Lahaj së fundi ka performuar në Uashington, në kuadër të një eventi që u organizua për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë koncert, e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo ka publikuar pamje nga ky event, ndërsa thotë se tenori Lahaj magjepsi audiencën në Uashington.

“Mbrëmë Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC.
Ambasada e Kosovës së bashku me Washington Performing Arts shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj.

Falenderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës.
Mbrëmje fantastike”, shkruan ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/ByU6_Ogg9D-/