Jo 107 mijë, por 500 mijë – besohet se protesta në Beograd ishte më masive se sa njoftuan autoritetet
Një protestë masive antiqeveritare është duke u zhvilluar në Serbi, e cila është organizuar nga studentët, dhe që e njëjta ka ‘‘bllokuar’’ Beogradin. Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar këto protesta masive antiqeveritare, ku sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian. “Vlerësimet joformale thonë se ka…

Lajme
Një protestë masive antiqeveritare është duke u zhvilluar në Serbi, e cila është organizuar nga studentët, dhe që e njëjta ka ‘‘bllokuar’’ Beogradin.
Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar këto protesta masive antiqeveritare, ku sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.
“Vlerësimet joformale thonë se ka 400-500 mijë njerëz në protestat në Beograd”, thotë Dushan Janjiq.
Ndërsa nga ana e institucioneve shtetërore, më saktë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është thënë se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet në Beograd, numri i pjesëmarrësve ka qenë rreth 107 mijë veta, nga të cilët shumica kanë ardhur nga rrethinat.
Siç është thënë nga ata, aktualisht numri i pjesëmarrësve është në rënie të vazhdueshme.
Sipas mediave serbe, deri tani nuk ka pasur incidente apo shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Njëkohësisht, u bëhet thirrje pjesëmarrësve të tubimit që edhe në orët në vijim të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e vendit, në frymën e përgjegjësisë qytetare dhe duke respektuar ligjet.
“Prioriteti absolut i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është siguria e të gjithë qytetarëve, mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës. Ata do të bëjnë gjithçka, në përputhje me kompetencat e tyre, për ta përmbushur këtë detyrë në nivelin më të lartë,” thuhet në njoftimin e MPB-së se Serbisë.