Vlerësimet: Policia thotë 2 mijë protestues, Kurti 10-15 mijë

Në bazë të vlerësimeve të Policisë së Kosovës, në protestën e sotem në Prishtinë kanë marr pjesë rreth 2,000 protestues. 

Lajme

27/01/2015 20:44

Sipas të dhënave më të reja të saj, dhuna e sotme ka rezultuar me 72 zyrtarëve policorë, 12 prej të cilëve kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia e Kosovës deri në përfundim të protestës ka shoqëruar në stacione policore 160 protestues të dhunshëm për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Mirëpo, vlerësimet e Vetëvendosjes për protestën e sotme, organizatore e së cilës ishte ajo, flasin se në protestën e sotme kanë marrë pjesë 10-15 mijë qytetarë, deklaroi lideri i saj, Albin Kurti, në një konferencë për gazetarë që u mbajt para pak minutash.