lajmi.net

Vlerësimet e Shefave

Shefat e Grupeve Parlamentare sot kanë dhënë vlerësimet e tyre për zgjedhjet. Në përgjithësi, të gjithë lavdëruan procesin. I vetmi që mungoi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte Ismet Beqiri nga LDK.

Lajme

02/12/2013 16:32

Shefat e Grupeve Parlamentare sot kanë dhënë opinionet e tyre për zgjedhje.

Adem Grabovci i Grupit Parlamentar të PDK’së tha se zgjedhjet e djeshme ishin një mesazh se Kosova mund të organizojë zgjedhje të mira.

Ai tha se partia e tij ndihet mirë, anipse kishin pritur rezultate më të mira.

“Ajo që ne e vlerësojmë shumë pozitive dhe tepër të rëndësishme është mesazhi pozitiv që është dërguar para miqve ndërkombëtarë dhe botës demokratike se tashmë institucionet e Kosovës janë të përgatitura për të organizuar zgjedhje vërtetë të lira, fer dhe demokratike”.

“Partia Demokratike ndihet mirë. Është partia e parë në nivel të vendit. Mban pozitën që e ka pasur, qoftë për nga numri i votave, prin me mbi 10 mijë vota, me numrin e Komunave po ashtu jemi në epërsi, por ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme”.

I pyetur për rezultatin në Komunën e Mitrovicës dhe Ferizajt, Grabovci tha se PDK ka pritur që të ishte rezultati më i mirë, por gjithsesi “përshëndeti vullnetin e qytetarëve”.

Ai tha se PDK do të angazhohet që të përgatitet edhe më fuqishëm edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi pritur, ç’është e vërteta, rezultat më të mirë. Megjithatë, rezultati është ky që është dhe ne e përshëndesim vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe në vazhdimësi do të jemi në shërbim të qytetarëve”.

“Ne do të angazhohemi që të rrisim aktivitetin tonë dhe të përgatitemi më fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme”.

Ndërkaq, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, tha se fitorja e Shpend Ahmetit është fitore ndaj “keqqeverisjes”. Ai thotë se tashmë Shpendit i bie përgjegjësia që t’i përmbushë të gjitha premtime e dhëna.

“Dje, siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në balotazh në njërën prej komunave të Kosovës dhe atë në Kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë, ku kemi dalë bindshëm fitues në këtë garë zgjedhore”.

“Konsiderojmë se kjo fitore është shumë e rëndësishme, jo për Vetëvendosjen por për qytetarët e Prishtinës dhe për popullin e Kosovës në përgjithësi, për shkak se është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës vendosin përmes votës për ta ndëshkuar një keqqeverisje, një qeverisje të korruptuar”.

“Është natyrisht një përgjegjësi e madhe për Shpend Ahmetin dhe përgjegjësi e madhe për ekipin e Shpend Ahmetit dhe për Lëvizjen Vetëvendosje për t’i përmbushur ato pritjet e qytetarëve dhe për ta realizuar atë programin i cili do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Ardian Gjini nga AAK uroi të gjithë të zgjedhurit për kryetarë të komunave. E pranoi se është e vështirë të humbasësh me pak vota diferencë.

“Për zgjedhjet, ku humbet kandidati për kryetar Komune për pak vota nuk është lehtë”.

“Kemi një diskrepancë të madhe në mes të votës popullore dhe numrit të asambleistëve me numrin e komunave që i udhëheqim tani. Na mbetet që të reflektojmë, ndërsa kryetarëve aktualë kudo që janë zgjedhur, të ju urojmë punë të mbarë”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re,  Myzajene Selmani, tha se fitues të vetëm të këtyre zgjedhjeve janë qytetarët e Kosovës.

“Besoj se me këto zgjedhje fitoi Kosova”.

“Nuk fituan subjektet politike, por në këtë rast fitoi Kosova, për arsye se u mbajt një proces zgjedhor demokratik, pa probleme dhe ju tregua edhe vendeve të BE’së, edhe miqve tanë ndërkombëtarë, se Kosova di të punojë, në mënyrë demokratike, më të mirë, dhe të lë në vullnetin e qytetarëve të tregojnë se kë duan për 4 vjetët e ardhshme që t’i udhëhrqin\”.

 

Vlerësimet e Shefave

Shefat e Grupeve Parlamentare sot kanë dhënë vlerësimet e tyre për zgjedhjet. Në përgjithësi, të gjithë lavdëruan procesin. I vetmi që mungoi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte Ismet Beqiri nga LDK.

Lajme

02/12/2013 11:52

Shefat e Grupeve Parlamentare sot kanë dhënë opinionet e tyre për zgjedhje.

Adem Grabovci i Grupit Parlamentar të PDK’së tha se zgjedhjet e djeshme ishin një mesazh se Kosova mund të organizojë zgjedhje të mira.

Ai tha se partia e tij ndihet mirë, anipse kishin pritur rezultate më të mira.

“Ajo që ne e vlerësojmë shumë pozitive dhe tepër të rëndësishme është mesazhi pozitiv që është dërguar para miqve ndërkombëtarë dhe botës demokratike se tashmë institucionet e Kosovës janë të përgatitura për të organizuar zgjedhje vërtetë të lira, fer dhe demokratike”.

“Partia Demokratike ndihet mirë. Është partia e parë në nivel të vendit. Mban pozitën që e ka pasur, qoftë për nga numri i votave, prin me mbi 10 mijë vota, me numrin e Komunave po ashtu jemi në epërsi, por ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme”.

I pyetur për rezultatin në Komunën e Mitrovicës dhe Ferizajt, Grabovci tha se PDK ka pritur që të ishte rezultati më i mirë, por gjithsesi “përshëndeti vullnetin e qytetarëve”.

Ai tha se PDK do të angazhohet që të përgatitet edhe më fuqishëm edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi pritur, ç’është e vërteta, rezultat më të mirë. Megjithatë, rezultati është ky që është dhe ne e përshëndesim vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe në vazhdimësi do të jemi në shërbim të qytetarëve”.

“Ne do të angazhohemi që të rrisim aktivitetin tonë dhe të përgatitemi më fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme”.

Ndërkaq, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, tha se fitorja e Shpend Ahmetit është fitore ndaj “keqqeverisjes”. Ai thotë se tashmë Shpendit i bie përgjegjësia që t’i përmbushë të gjitha premtime e dhëna.

“Dje, siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në balotazh në njërën prej komunave të Kosovës dhe atë në Kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë, ku kemi dalë bindshëm fitues në këtë garë zgjedhore”.

“Konsiderojmë se kjo fitore është shumë e rëndësishme, jo për Vetëvendosjen por për qytetarët e Prishtinës dhe për popullin e Kosovës në përgjithësi, për shkak se është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës vendosin përmes votës për ta ndëshkuar një keqqeverisje, një qeverisje të korruptuar”.

“Është natyrisht një përgjegjësi e madhe për Shpend Ahmetin dhe përgjegjësi e madhe për ekipin e Shpend Ahmetit dhe për Lëvizjen Vetëvendosje për t’i përmbushur ato pritjet e qytetarëve dhe për ta realizuar atë programin i cili do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Ardian Gjini nga AAK uroi të gjithë të zgjedhurit për kryetarë të komunave. E pranoi se është e vështirë të humbasësh me pak vota diferencë.

“Për zgjedhjet, ku humbet kandidati për kryetar Komune për pak vota nuk është lehtë”.

“Kemi një diskrepancë të madhe në mes të votës popullore dhe numrit të asambleistëve me numrin e komunave që i udhëheqim tani. Na mbetet që të reflektojmë, ndërsa kryetarëve aktualë kudo që janë zgjedhur, të ju urojmë punë të mbarë”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re,  Myzajene Selmani, tha se fitues të vetëm të këtyre zgjedhjeve janë qytetarët e Kosovës.

“Besoj se me këto zgjedhje fitoi Kosova”.

“Nuk fituan subjektet politike, por në këtë rast fitoi Kosova, për arsye se u mbajt një proces zgjedhor demokratik, pa probleme dhe ju tregua edhe vendeve të BE’së, edhe miqve tanë ndërkombëtarë, se Kosova di të punojë, në mënyrë demokratike, më të mirë, dhe të lë në vullnetin e qytetarëve të tregojnë se kë duan për 4 vjetët e ardhshme që t’i udhëhrqin”.

 

LM