Vlerësimet e lojtarëve: Barcelona – Elche

Barcelona e mposhti Elchen me rezultat të thellë, 3:0, në xhiron e parë të La Ligas. Messi shënoi dy gola, ndërsa Munir e shtoi një. Njihuni me vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve.

Sport

25/08/2014 00:32

Barcelona e nisi mbarë sezonin e ri në La Liga, duke e mposhtur pa problem Elchen, 3:0.

Gjiganti katalunas dominoi ndaj kundërshtarit të pafuqishëm, duke fituar përkundër faktit se e kishte një lojtar më pak në fushë gjatë tërë pjesës së dytë.

Messi shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi i riu Munir.

Vlerësimet e lojtarëve

Barcelona: Barcelona: Bravo 6,5; Alves 7,5, Mascherano 5,5, Mathieu 7, Alba 7,5; Busquets 7,5, Rakitic 7, Iniesta; Rafinha 7, Messi 9,5 e Munir 7,5.

Elche: Tyton 6,5, Suarez 6,5, Angel 6, Lomban 6, Albacar 5,5, Pelegrin 7, Rodrigues 6, Mosquera 6, Pasalic 6, Coro 6, Jonathas 6.