Vlerësimet e futbollistëve: Uruguai – Kosta Rika

Kosta Rika shkaktoi befasi të madhe duke mposhtur Uruguain me rezultat 3:1 në duelin e tyre të parë në Grupin D të Kampionatit botëror. Si u vlerësuan futbollistët?

Sport

15/06/2014 00:29

Uruguai pësoi keq nga Kosta Rika që e mposhti me rezultat 3:1 në ballafaqimin e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror.

Pavarësisht epërsisë së Uruguait, Kosta Rika u rikthye në pjesën e dytë dhe shënoi tri herë duke siguruar fitoren e merituar.

Por, kush luajti më mirë e kush më keq individualisht na tregojnë vlerësimet.

Uruguai: Muslera 5, Lugano 5, Godin 5, Caceres 5, Gargano 5, Rodriguez 6, Forlan 4, Stuani 4, Pereira 4, Arevalo 6, Cavani 6.

Kosta Rika: Navas 6, Gonzalez 7, Umana 6, Borges 6, Duarte 7, Bolanos 7, Campbell 8, Ruiz 5, Díaz 5, Gamboa 6, Tejeda 6.