Vlerësimet e futbollistëve: Francë – Gjermani

Gjermania mposhti Francën me rezultat minimal 1:0, me golin e qendërmbrojtësit Mats Hummels dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Si u vlerësuan futbollistët?

Sport

04/07/2014 21:21

Qendërmbrojtësi Mats Hummels shënoi golin e fitores 1:0 të Gjermanisë ndaj Francës në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Goli i yllit të Borussia Dortmundit e kualifikoi Gjermaninë në gjysmëfinale ku do të ndeshen me fituesin e duelit mes Brazilit dhe Kolumbisë.

Por, si u vlerësuan futbollistët e formacioneve bazë?

Francë: Lloris 6, Debuchy, Evra 6, Varane 4, Sakho 6, Cabaye 6, Valbuena 5, Benzema 5, Griezmann 5, Matuidi 5, Pogba 6.

Gjermani: Neuer 7, Howedes 7, Hummels 7, Khedira 6, Schweinsteiger 5 , Ozil 5, Klose 4, Muller 5, Lahm 6, Kroos 6, Boateng 6.