Vlerësimet e futbollistëve: Bayern – Stuttgart

Bayern Munich e ngriti trofeun e kampionit në Bundesligë, me fitore 1:0 në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Stuttgartit. Si u vlerësuan futbollistët për ndeshjen në Allianz Arena?

Sport

10/05/2014 19:12

Bayern Munich e mbylli edicionin e sivjetmë të Bundesligës me fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Stuttgartit në Allianz Arena.

Claudio Pizarro shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, duke i dhënë fundin një stinori në ligë të dominuar nga gjiganti bavarez.

Si u vlerësuan futbollistët për ballafaqimin e sotëm, të fundit për këtë sezon në Bundesligë?

Bayern: Neuer 6, Dante 5, Van Buyten 5, Rafinha 5, Alaba 6, Martinez 5, Schweinsteiger 5, Kroos 7, Mandzukic 5, Robben 6, Muller 5.

Stuttgart: Ulreich 8 (futbollisti i ndeshjes), Sakai 5, Niedermeier 7, Boka 3 (futbollisti më i dobët), Rudiger 5, Gruezo 6, Traore 5, Gentner 6, Rausch 5, Maxim 4, Ibisevic 3.