Vlahovic objektivi kryesor i Tottenham

Klubi anglez Tottenham ka shprehur interesim për sulmuesin e Fiorentinës Dusan Vlahovic.

Sport

01/07/2021 10:41

Sipas ‘football london’, Vlahovic është objektivi kryesor i Tottenham për afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka kontratë me Fiorentinën deri në vitit 2023, por mund të largohet gjatë kësaj vere duke marrë paraysh klubet e shumëta që janë të interesuar për të.

Përveç Tottenham në garë për 21-vjeçarin janë edhe Milan dhe Atletico Madridi, çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro.

Serbi, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me fanellën e Fiorentinës në të gjitha garat duke realizuar 21 gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/