Rusia mbështetë Serbinë, veçmas për Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, së cilës iu referuan si "pjesën e ashtuquajtur të shkëputur’.

Lajme

11/03/2016 09:53

Këtë qëndrim të Putinit,  e bëri të ditur presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

“Putin ka thënë qartësisht se Serbia mund të mbështetet në Rusinë kudo që Serbia është duke e mbrojtur integritetin e saj territorial dhe pavarësinë, e veçanërisht në Kosovë”, ka thënë Nikolic, pas një takimi me Putinin në Moskë, transmeton lajmi.net.

Serbia, e cila gjithmonë është njohur për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, llogarit në mbështetjen e Moskës sa i përket luftës së saj diplomatike për të parandaluar Kosovën që t’i bashkohet Kombeve të Bashkuara.

Putin dhe Nikolic gjithashtu kanë diskutuar edhe marrëveshjen e fundit e cila e lejon personelin e NATO-së të jetë prezent në Serbi.

Vizita e Nikolicit në Rusi ka ndodhur për shkak se Beogradi është duke kërkuar reforma që do e vënin Serbinë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian, rrugë e cila mbështetet fuqishëm nga kryeministri Aleksandar Vucic, raporton lajmi.net.

Nikolic, lider i hapur pro-rus, shpesh flet kundër afrimit të Serbisë me BE-në, e veçanërisht kundër marrëdhënieve me NATO-në. /lajmi.net