Vjosa po thotë se ajo ja fitoi Kosovës GJND-në, por e vërteta është ndryshe
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndodhur përballë një situate, ku dy herë radhazi i ‘djegë’ liderët e saj të partisë në Gjykatën Kushtetuese, po mundohet ta relativizojë këtë fakt, duke thënë se është ajo e cila i ka bërë të mundur Kosovës të fitojë përballë Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Lajme
Osmani nuk po heziton ta përvetësojë kompletë procesin e mbrojtjes së ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në GJND të vitit 2009-2010.
Ajo po e deklaron edhe vetë sikur të ketë qenë njeriu kryesor që ka përgatitur gjithë dosjen për Kosovën. Por në fakt në dokumentet zyrtare të Kosovës dhe të GJND-së, Vjosa as që figuron të ketë qenë pjesë e ekipit.
Osmani në atë kohë kishte qenë këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu.
Ajo, të enjten me 21 gusht ishte njeriu kryesor i Bllokut LDK-AAK-Nisma në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese rreth zgjedhjes se Isa Mustafes më 17 Korrik si kryetar Kuvendi.
Kur doli nga aty, mediat e pyeten ‘se si ndihej që ishte kundër profesorit të vet, Arsim Bajramit?’
Osmani në këtë rast deklaroi: ‘Pse me pas frikë nga Arsim Bajrami, kur jam ballafaquar me Serbinë dhe Rusinë në GJND dhe kam fituar’.
Pak a shumë një gjë të tillë e tha edhe bashkëshorti i saj, kur i reagoi Adriatik Kelmendit, vetëm pse ai kishte thënë se Vjosa po humb nga GJK qe dy herë.
“Vjosa i ka fituar 3 raste te mëhershme ne Gjykatën Kushtetuese, por Kelmendi nuk është lodhur fare te verifikoje rezultatin para se te shkruaj, por mbi te gjitha ka fituar ne Gjykatën Ndërkombëtare te Drejtësisë, ne një rast qe kishte punuar për rreth 1 vit dhe ku kundërshtar e kishte Serbinë dhe aleatet e saj si Federata Ruse, Kina etj..”, ka shkruar ai.
Por rasti i GJND-së e vërteta është ndryshe nga çka thotë Vjosa dhe bashkëshorti i saj. Në ekip të Kosovës, Vjosa Osmani nuk figuron në dokumentet kryesore zyrtare të MPJ-së dhe GJND-së.
Në një komunikatë të MPJ-së, që udhëhiqej nga Seknder Hyseni thuhej se pas deklaratës gojore që e ka paraqitur Hyseni, argumentet e detajuara ligjore janë paraqitur nga: Sir Michael Wood, KCMG, anëtar i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare; z. Daniel Müller, Qendra për të Drejtën Ndërkombëtare (CEDIN), Université Paris Ouest, Nanterre-La Défense; dhe Profesori Sean Murphy, Universiteti George Washington.
E në vendimin e GJND-së për Kosovën nga ekipi i Kosovës shënohen këta persona:
Skënder Hyseni, Head of Delegation,
Sir Michael Wood, K.C.M.G., Member of the English Bar Member of the International Law Commission, Counsel.
Mr. Daniel Müller, Researcher at the Centre de droit international de Nanterre (CEDIN), University of Paris Ouest, Nanterre-La Défense, Counsel.
Mr. Sean D. Murphy, Patricia Roberts Harris Research Professor of Law, George Washington University, Counsel.
Një ish zyrtar i MPJ-së ka thënë se ekipi nga Kosova në fakt ka bërë një punë krejt dytësore.
“Ne kemi pasur për obligim të kryejmë çështje më shumë teknike. Ne kemi mbledhur dokumentet që ekipi i ekspertëve na ka kërkuar. Mbaj mend se në atë kohë një prej njerëzve që ka punuar shumë në mbledhjen e dokumenteve ka qenë Qerim Qerimi. Po ashtu duhet të përmendet se në fakt vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar shumë në këtë proces. Është shumë qesharake të pretendohet se dikush nga ne ka qenë njeriu kryesor që është përballë me Serbinë dhe Rusinë”, ka thënë ky ish zyrtar. (reporteri.net)