Vjosa Osmani uron Ramazanin: Kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e paqes, solidaritetit dhe afrimit mes njerëzve. Në mesazhin e saj, Osmani u shpreh se Ramazani është një periudhë reflektimi shpirtëror dhe forcimi të lidhjeve mes njerëzve, raporton lajmi.net “Le të sjellë…

Lajme

18/02/2026 20:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e paqes, solidaritetit dhe afrimit mes njerëzve.

Në mesazhin e saj, Osmani u shpreh se Ramazani është një periudhë reflektimi shpirtëror dhe forcimi të lidhjeve mes njerëzve, raporton lajmi.net

“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Presidentja ka uruar që sofrat e qytetarëve të jenë të mbushura me begati dhe shtëpitë me harmoni, duke përmbyllur mesazhin me urimin:

“Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”/Lajmi.net/