Vjosa Osmani s’merret me negociatat me VV-në, në SHBA takon Albrightin

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani që humbi zgjedhjet e parakohshme në Kosovë përballë VV-së, është takuar në SHBA me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Madeline Albright.

Lajme

18/10/2019 16:14

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se për të është nder i veçantë që vizita e saj në SHBA të përfundohet në këtë formë, shkruan lajmi.net.

Sipas Osmanit, Albright ka inspiruar shumë gra në botë që mos të dorëzohen asnjëherë përballë sfidave.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara. /Lajmi.net/