Vjosa Osmani për Tony Blair: Kosova sot është një nga trashëgimit e juaja më të suksesshme
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar para mediave pas takimit që zhvilloi me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Duke folur për Blair, si mik i mirë i Kosovës, ajo tha se 25 vite më pas dhe çdo ditë ne ju themi ”Faleminderit që përkundër sfidave ju orientuat historinë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar para mediave pas takimit që zhvilloi me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Duke folur për Blair, si mik i mirë i Kosovës, ajo tha se 25 vite më pas dhe çdo ditë ne ju themi ”Faleminderit që përkundër sfidave ju orientuat historinë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore”.
“Faleminderit që jeni bashkë me në në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës që ta shihni edhe ju mirënjohjen e qytetarëve tanë që e kanë ndaj jush që nga vitet ’99, kur ju u radhitët në anën e Kosovës dhe të popullit të Kosovës për të qenë të lirë. Roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s ishte vendimtar ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës dhe hero i lirisë e demokracisë edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe përkrahjen që i keni dhënë Kosovës për këto 25 vite.Në prill të vitit 1999 e keni cilësuar intervenimin si një kauzë të drejtë, e tillë ishte siç u dëshmua atëherë edhe sot, pasi në pyetje ishte ishte vetëekzistenca e një populli”, tha Osmani, transmeton lajmi.net.
Ajo gjithashtu theksoi se me “forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja që synohej nga regjimi gjenodical i Millosheviqit”.
“Ajo ishte një betejë në mes të mirës dhe të keqes, në mes qytetërimit dhe barbarisë. Kosova sot është një nga trashëgimit e juaja më të suksesshme, e ku paqja, demokracia janë shtylla e civilizimit dhe obligimit i secilit në çfarëdo kohe. Nevoja për paqe e demokraci tani është në Ukrainë pasi Evropa duhet të mbrohet edhe sot e në të ardhmen. Shumë fëmijë mbajnë emrin tuaj, e të cilët do ti takojmë edhe sot. Ata janë dëshmi se sa shumë gjurmë keni lënë tek populli jonë e po rriten me kujtimin që latë ju në Kosovë. Do të keni mundësi të shihni se sa hapa të rëndësishëm ka bërë Kosova drejt ndërtimit të një shteti të qëndrueshëm”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se jemi të nderuar që u kemi mik dhe aleat të Kosovës në përpjekjen tonë të vazhdueshme për paqe dhe progres.
“Popull i i Kosovës ju do, ju respekto dhe do t’ju mbajë në zemër sot e përherë për kontributin e juaj të çmueshëm”./Lajmi.net/