Vjosa Osmani për CNN: Tash duhet kompromis, dhe jo vetëm për presidentin, por për tre institucionet

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit dërguan mesazhin se “nuk ka vend për politikë të llojit ‘show i një njeriu’”. Në një intervistë për CNN, ajo tha se kompromisi është i domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. “Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm…

Lajme

09/06/2026 13:36

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit dërguan mesazhin se “nuk ka vend për politikë të llojit ‘show i një njeriu’”.

Në një intervistë për CNN, ajo tha se kompromisi është i domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja.

“Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra për të tre institucionet, do të na duhet një kompromis i ri.”

“S’mendoj se kompromisi duhet të shihet si një fjalë e ndyrë. Përkundrazi, kompromisi është vlera më e mirë që mund ta kesh në politikë”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se LDK-ja është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë, përveç Listës Serbe.

Osmani paralajmëroi se pa institucione funksionale, synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian mbeten të largëta, duke shtuar se nuk do të bëhej pengesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.