Vjosa Osmani: Nuk do ta votoj Thaçin për president

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të votoj për Hashim Thaçin në krye të Presidencës së Kosovës.

Lajme

01/05/2015 22:59

E kam thënë dhe vota ime është publike. Ditën që zoti Thaçi të kandidojë për president në Kuvend nuk do të ketë kourum për zgjedhjen e tij.

Opozita ka thënë se nuk do të merr pjese si dhe shumë deputet të LDK-së”, ka deklaruar ajo gjatë emisionit “Argument Plus” në RTV21.

Sipas saj, Kosovës nuk i bën nder që Thaçi të jetë president. “Ka figura të tjera më të mira”, ka thënë Osmani.