Vjosa Osmani i përgjigjet Agim Veliut, por s’ia përmend emrin: Të mbajmë higjienë mentale nga shpifësit e shantazhuesit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit nënkryetare e LDK-së ka vazhduar polemikën me bashkëpartiakun e saj, njëherit gjithashtu nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

Lajme

09/04/2020 00:09

Ajo, duke mos ia përmendur emrin e ka quajtur Veliun shpifës e shantazhues, shkruan lajmi.net.

“Vendi ynë po kalon në dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm”, tha Osmani gjithashtu.

Ky është postimi i saj i plotë:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ??. /Lajmi.net/