Vjosa Osmani “as me shehër, as me Barilevë”: Pak flet si Kurti, pak si SHBA

“As me shehër, as me Barilevë”.Kjo shprehje e urtë popullore e përdorur nga gjeneratat më të vjetra, mbase është pasqyrimi më i saktë i asaj çfarë shkroi presidentja Osmani pas zhvillimeve në veri. E parja e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në një anë mbështeti veprimin e policisë, por në…

Lajme

26/05/2023 23:16

“As me shehër, as me Barilevë”.Kjo shprehje e urtë popullore e përdorur nga gjeneratat më të vjetra, mbase është pasqyrimi më i saktë i asaj çfarë shkroi presidentja Osmani pas zhvillimeve në veri.

E parja e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në një anë mbështeti veprimin e policisë, por në anën tjetër shtoi se koordinimi me aleatët është i rëndësishëm, për shkak se ata mbesin garantues të sovranitetit tonë, përcjell lajmi.net.

Fillimisht, ajo precizoi nenin 2 të Kushtetutës së Republikës, ku thuhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Më pas, konfirmoi përkrahjen e saj për veprimet e policisë, veprime këto që rezultuan me pesë zyrtarë të lënduar e katër vetura me dëme materiale.

Por, në fund fare ajo duket të ketë “kapituluar”. Mbështetja e ndërkombëtarëve, respektivisht garantuesve të Pavarësisë është shumë e rëndësishme, andaj çdo veprim duhet të bëhet në koordinim me ta.

Deri më tani, duke parë reagimet e shumta, mund të konsiderohet se ky deklarim qëndron në shpërputhje totale. Kjo për shkak se, secili pjesëtar i faktorit ndërkombëtar, kritikoi aksionin e sotëm të autoriteteve policore kosovare, duke bërë me gisht drejt kryeministrit Kurti, bashkëudhëheqësi i parë i Vjosa Osmanit.