Vjosa Osmani: 24 Marsi dita kur liria mori krahë
24 Marsi shënon përvjetorin e ditës së fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi agresorin serb në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s duke thënë se kjo është dita kur liria mori krahë, transmeton lajmi.net “Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur…

Lajme
24 Marsi shënon përvjetorin e ditës së fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi agresorin serb në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s duke thënë se kjo është dita kur liria mori krahë, transmeton lajmi.net
“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, tha ajo.
Osmani kujtoi edhe të rënët për liri duke falenderuar mbështetjen ndërkombëtare për përkrahjen e kauzës së Kosovës.
“Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se bombardimet e NATO-s filluan me 24 mars duke zgjatur gjithsej 78 ditë./Lajmi.net/