Vjen vendimi i madh për të ardhmen e Aubameyang

Dortmundi ka vendosur ta mbajë në skuadër 28-vjeçarin, ani pse ka në tavolinë disa oferta.

Sport

25/12/2017 15:46

Pierre-Emerick Aubameyang do të mbetet edhe më tej te Borussia Dortmund.

Sipas informacioneve të fundit nga Gjermania, Dortmundi ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e lojtarit nga Gaboni, përcjellë “Lajmi.net”.

Dortmundi ka vendosur ta mbajë në skuadër 28-vjeçarin, ani pse ka në tavolinë disa oferta.

Aubameyang ka deklaruar disa herë që është i lumtur në “Signal Iduna Park”. /Lajmi.net/