Vjen Thiago, largohet Wijnaldum – ndryshime në mesfushën e Liverpool

Liverpool po synon ndryshime në skuadër.

Sport

14/08/2020 14:02

‘Reds’ janë gati të bëjnë disa ndryshime në mesfushën e skuadrës, ani pse në dy edicionet e fundit kanë korrur suksese të shumta.

‘Liverpool Echo’ raporton se skuadra nuk është në kontakte për vazhdimin e kontratës me Gini Wijnaldum, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të largohet nga ‘Anfield’ si transferim i lirë, gjatë verës së ardhshme kur kontrata e tij të skadojë.

Në anën tjetër, Liverpool janë gati që të paguajnë për kartonin e Thiago Alcantara, i cili ka marrë dritën e gjelbër për largim nga Bayern.

Mbetet të shihet nëse ky operacion për mesfushën do të kompletohet nga Liverpool. /Lajmi.net/