Vjen reagimi i Atdheut të “Përputhen” pasi Antonela hodhi dyshime se ka pasur diçka me Arjolën

Antonela sonte në Big Brother VIP ka hedhur dyshime se mes Arjolës dhe Atdheut të Përputhen ka pasur diçka.

ShowBiz

01/12/2021 08:08

Ajo u shpreh se prandaj Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë, e arsyeja është Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, ishte deklarata e Antonelës, të cilën Arjola e kundërshtoi.

Tani, ka reaguar edhe vetë Atdheu, i cili i ka dalur në mbështetje Arjolës.

“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar”, ka shkruar Atdheu.