Vjen oferta e madhe nga Kina, Bale bëhet lojtari më i paguar në histori

Beijing Guoan është gati të thyejë çdo rekord botëror për ta pasur Gareth Balen në skuadër.

Sport

22/07/2019 08:25

Zinedine Zidane pranoi se Real Madrid po kërkon ta shesë anësorin pasi nuk e përfshiu në skuadër me Bayern Munchen të shtunën në mbrëmje.

Anësori uellsian fiton 17 milionë euro në vit në ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo oferta e fundit nga Kina sigurt që do ta bëjë të mendoj dy herë për lëvizjen e tij të ardhshme, transmeton lajmi.net.

Beijing Guoan i ka ofruar atij plotë 1 milionë euro në javë, raporton Mirror.

Në totale, Bale do të fitonte rreth 50 milionë euro në sezon dhe kësisoj do bëhej lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Megjithë ofertën fitimprurëse, Bale ende beson se do luaj në Evropë. /Lajmi.net/