Vjen në Shqipëri! Ish i dashuri miliarder i Morenës e dëgjon këtë repere shqiptare

Para pak muajsh lidhja e këngëtares dhe modeles shqiptare, Morena Taraku bëri bujë të madhe në media.

ShowBiz

06/09/2018 22:40

Ajo ishte zbuluar se është në lidhje me miliarderin nga Teherani, biznismenin e njohur, Sasha Sobhani, shkruan lajmi net.

Ndonëse nuk zgjati aq gjatë, dyshja vazhduan jetën ndaras edhe pse Turqia ishte vendi i tyre i përbashkët.

Kësaj radhe, Sasha ndau një video në Instagram teksa është në makinë dhe bën të ditur se po vjen në Shqipëri. E ajo çka bie në sy është edhe kënga e Taynës ‘Columbiana’, e cila po dëgjohej në veturën e miliarderit.

Siç duket, Sasha ka një simpati të madhe edhe për reperen nga Prizreni…

Megjithatë, më nuk është publikuar asgjë në lidhje me dyshen e famshme ani pse kanë në duar si tatuazh emrat e njëri-tjetrit. /Lajmi.net/