Vjen në Kosovë delegacioni faktmbledhës nga Emiratet

Në Kosovë do të vijë një delegacion faktmbledhës  për investimet e nivelit të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme

02/11/2014 18:27

Vizita e këtij delegacioni, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë nga 2-5 nëntor, përbëhet nga përfaqësues të sektori publik dhe privat.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, qëllimi i kësaj vizite është njoftimi me mundësitë dhe potencialet investuese në Kosovë.

“Këto ditë Kosovën do ta vizitojë një delegacion faktmbledhës për investime i nivelit të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky delegacion përbëhet nga përfaqësues të sektorit publik dhe atij privat dhe do të qëndrojnë në Kosovë nga datat 2-5 nëntor. Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është për t’u njoftuar me mundësitë dhe potencialet investuese në Kosovë”.

“Delegacioni i EBA do të zhvillojë takime me Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Thaçi, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, institucioneve të pavarura ekonomike dhe përfaqësues të sektorit privat të Kosovës”.

“Kjo vizitë vjen si rezultat i takimit të fundit të Presidentes Jahjaga me Princin e Kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA në Kosovë në fusha të ndryshme”, njofton Presidenca.