Vjen më në fund fitorja e parë për Real Madrid në Ligën e Kampionëve

Real Madrid ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/10/2019 22:55

‘Los Blancos’ kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Galatasaray, me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të grupit A.

Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje ishte mesfushori Toni Kroos, që shënoi në minutën e 18’ të ndeshjes.

Përballja e radhës e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, është pikërisht kundër Galatasaray, në Bernabeu./Lajmi.net/