Vjen konfirmimi nga Malatyaspor, Jetmir Topalli në Superligën e Turqisë

Jetmir Topalli ka siguruar kalimin te Yeni Malatyaspor.

Sport

13/08/2020 21:42

Skuadra e Ballkanit më herët njoftonte për nënshkrimin e Jetmir Topallit me Malatyaspor.

Megjithatë, konfirmimi i skuadrës turke nuk erdhi deri pak minuta më parë, kur përmes faqes zyrtare në ‘Twitter’ ata lajmëruan për nënshkrimin.

Aty shihet edhe lojtari i Kosovës me fanellën e Malatyaspor, teksa vë firmën e tij në kontratën e re.

Topalli kishte një sezon të shkëlqyer me Ballkanin, duke bërë kështu që të sigurojë një transferim në futbollin evropian.

Malatyaspor nuk kishte një sezon aq të mirë, por në Turqi është vendosur të mos ketë skuadra të rëna nga liga, kështu që anësori kosovar do të jetë pjesë e Superligës së Turqisë edicionin tjetër. /Lajmi.net/