Vjen hiti i shumëpritur i 2014, FEEL

Uragani Genta në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe Dj DaLool kanë çmendur fansat në disa qytete të Kosovës derisa kanë xhiruari klipin, e tani është radha të ‘çmendin’ gjithë shqiptarinë.

ShowBiz

17/05/2014 22:06

Kënga shumë e lajmëruar dhe e pritur ‘Feel’ tanimë është publikuar. Bashkëpunimi mes artisëtëve më të kërkuar të skenës sonë pritet të jetë hiti i kësaj vere.

‘Feel’ është punuar nga Dj DaLool për uraganin e estradës, Genta Ismajli, por më pas është ftuar edhe Ardian Bujupi.

 DaLool ka thënë se ka zgjedhur Gentën për këtë këngë sepse ajo është një këngëtare gjithmonë ka qenë guximtare me eksperimentu dhe gjithmonë ka pasur sukses, kështuqë ka dashur ta përsërisë suksesin e këngës ‘Guximi’.

Por sipas Dalool kjo këngë do të jetë edhe më e sukseshme që do të çmend klubet dhe tanimë fansave i ka pëlqyer shumë pasi gjatë xhirimeve të videoklipit publiku është çmend fare.

Xhirimet e klipit janë bërë nga Entermedia këto ditë në qendra të ndryshme të Kosovës si Gjilan,Prizren dhe Gjakovë, me fansa dhe xhirime live, ku kanë shkuar pa ndonjë organizim special dhe fansat e muzika e kanë bërë të veten, ndërsa kënga është e stilit Dance me elemente Etno.

‘Feel’ pas disa javësh do të vijë edhe në versionet remix për klube dhe mbrëmje muzikore, kështuqë këtë këngë do ta dëgjojmë shumë dhe për një kohë të gjatë.