Vjedhin urnën duke kërkuar ar, por brenda ishte hiri i të vdekurit

Një qytetar në Jesolo të Italisë ka gjetur në rrugë urnën që mbante hirin e një të vdekuri disa vite më parë dhe ia dorëzon policisë. Christian Deryk Bastos Xavier, vdiq tragjikisht në 2010, kur ishte 20 vjeç dhe prindërit kishin marrë lejen e autoriteteve që urnën ta mbanin në shtëpi.

Fun

02/08/2015 17:05

Ata e kishin vendosur në dhomën e fëmijëve, kur të premten e kaluar, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesë për të marrë prej andej gjëra me vlerë. Përveç 120 eurove të gjetur në portofol, hajdutët morën edhe urnën. Kur e kanë hapur, kanë vënë re se ajo mbante brenda hirin e kockave dhe pa asnjë mëshirë e kanë hedhur në tokë, shkruan gsh.

“Janë gabuar-tregon nëna e djalit- është një objekt me formë të veçantë që nuk ngjante si urnë. Ata më morën gjënë më të shtrenjtë të jetës sime. Por pastaj shoh qiellin dhe them se mos ai ishte ngushtë brenda saj dhe kishte nevojë për hapësirë”, thotë dëshpërimisht nëna.