Vizitoni online vendin muze të Srebrenicës

0:13 | 10 Korrik 2015

Al Jazera

Njihet si një prej masakrave më të mëdha në botë. Aty janë vrarë 8372 njerëz, shumica prej tyre nga religjioni mysliman.

Kjo masakër është kryer nga forcat paraushtarake dhe ushtarake të Serbisë. Kjo masakër tashmë nga Senati Amerikan dhe Parlamenti Evropian njihet si gjenocid. Një gjë të tillë nuk arriti ta bëjë edhe Këshilli i Sigurimit në OKB, ngaqë Rusia përdori të drejtën e veto-s, transmeton Indeksonline.

Më poshtë Al Jazeera ka mundësuar që ta vizitojmë këtë vend-muze nëpërmes një web-faqe e cila përmban edhe të fotografi, dokumentare, fakte e çka jo tjetër./Indeksonline/

Klikoni në link që të vizitoni vendin muze të Srebrenicës:

http://www.srebrenica360.com/