Vizitën e parë jashtë shtetit, Isa Mustafa e bën në Gjermani

Vizitën e tij të parë jashtë shtetit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka planifikuar ta bëjë në Gjermani, ndryshe nga paraardhësit e tij, të cilët mandatin e tyre e nisnin me vizita në Tiranë. 

Lajme

13/01/2015 22:53

Si shkruan gazeta Tribuna, Mustafa planifikon që gjatë muajit shkurt të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ka thënë për Tribunën se Mustafa vizitën e parë do ta ketë në Gjermani.

Ai ka thënë se ende nuk dihet nëse Mustafa gjatë kësaj vizite do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Vizita e parë zyrtare jashtë shteti e kryeministrit Mutafa do të jetë në konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih të Gjermanisë. Kjo vizitë do të ndodhë në fillim të muajit shkurt, por ende nuk dihet data e saktë, për shkak se është konferencë e nivelit të lartë”, ka thënë Havolli. (Tribuna)