Vizita në Shqipëri për Eleni Foureirën është një nga momentet më të mira të këtij viti

Eleni Foureira po e përmbyll një vit të suksesshëm.

ShowBiz

30/12/2018 11:44

Eleni Foureira gjatë këtij viti ka qenë shumë aktive si me këngë, ashtu edhe me koncerte, shkruan lajmi.net.

Meqë jemi në fundvit, këngëtarja përmes disa postimeve ka përmbledhur momentet më të mira të këtij viti.

Në një prej tyre, ajo rendit edhe vizitën në Shqipëri, saktësisht koncertin që ka mbajtur në Tiranë.

Eleni ka postuar një fotografi bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, nga momenti kur ai i kishte dhuruar “Çelësin e qytetit”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsAhAQfgOix/