Vizita e shumëpërfolur në Hagë, Edi Rama jep detaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vizita e tij në Hagë përbën një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.

Lajme

06/07/2022 10:17

Ai ka shtuar se Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane, ideja e presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Evropian.

“Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-hollandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Evropian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkërisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik evropian”, ka thënë ai në

Sipas tij, ky është një moment të paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.

“Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Evropën e të gjithë evropianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë”, ka përfunduar ai.