Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë, policia ka një njoftim për qytetarët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të bëhet bllokimi i disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta e kancelarit.

Lajme

09/06/2022 16:37

Kancelari Scholz do të vizitojë nesër Kosovën, teksa policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjes së rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, policia ka bërë të ditur se do të angazhohen zyrtarë shtetërorë të njësive relevante.

Njoftimi i plotë:

Me datën 10 qershor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroi për vizitë zyrtare Kancelari i Gjermanisë Sh.T.Z. Olaf Scholz, së bashku me një delegacion shoqërues.  Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Lajmi.net/