Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri e përmbledhur në një video

Bebe Rexha dje erdhi në Shqipëri për të vizituar vendet e prekura nga tërmeti.

ShowBiz

03/12/2019 13:31

Qëllimi i kësaj vizite të këngëtares me famë botërore ishte t’i ndihmonte familjet e prekura nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka hapur një fondacion, ndërsa me paratë e grumbulluara nga ai, do të ndërtojë shtëpi për banorët e Shqipërisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe ka publikuar video, ku përmbledh gjithë vizitën e saj në Shqipëri.

Më poshtë mund të shihni pak nga vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri. /Lajmi.net/