Vizat mbesin veç temë diskutimi, Haradinaj ia përmend në takim shefit të BE-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot shefin e zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Lajme

20/02/2021 17:20

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se shefi i BE-së në Kosovë vlerësoi lartë procesin zgjedhor nëpër të cilin kaloi Kosova, shkruan lajmi.net.

Ai thotë  se këto zgjedhje ishin fitore për demokracinë, teksa Kosovës sipas tij i kanë thënë avantazh në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Haradionaj po ashtu tha se  temë e këtij takimi ishte edhe liberalizimi i vizave.

Postimi i plotë:

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.

Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/