“Viva Fresh” përsëri shet mish të prishur, inspektorët në ‘gjumë’

Rrjeti i supermarketeve “Viva Fresh”, vazhdon të shes produkte të prishura të mishit.

Lajme

12/12/2019 19:02

Në janar të këtij viti, lajmi.net kishte publikuar një video skandaloze në njërin prej markteve të “Viva Fresh”, ku shiheshin minjtë që kishin formuar “çerdhe” në produktet ushqimore.

Lexo edhe: 

SKANDALOZE: Minjtë formojnë çerdhe në produktet ushqimore në “Viva Fresh”

Moskujdesi ndaj klientëve në këtë kompani ka vazhduar edhe sot.

Është një qytetare ajo e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, e cila ka treguar se mishi që ka blerë dje është i prishur.

Ajo ka fajësuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për mos efikasitetin e tyre në punë, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se ditë më parë, komuna e Skenderajt kishte raportuar në në këtë rrjet të supermarketeve në këtë qytet ishte gjetur mish i prishur.

Postimi i plotë i qytetares pa ndërhyrje:

njerz osht hera e 3 qe ky mish qellon i prishun, e kom ble dje ne viva fresh te rruga b, edhe sot i fillova me hape, filloj me liru ere teper tkeqe, un nuk e di ky shtet a qka mi thone, a qaq analfabet osht qaqe as keto gjana minimale s’din me i rregullu a? Ku duhet me u anku nese helmohemi e perfundojme ne spital? a duhet me ardhe puna me vdeke dikush mu bo e madhe a? Defitivisht osht me te ardhe gjynah ne qfare shteti jetojme!. /Lajmi.net/