Viti i tmerrshëm

Ky përfundimisht nuk është viti i Lionel Messit. I njohur për gola dhe paraqitje të jashtëzakonshme, argjentinasi së fundmi ka bërë lajm kryesisht për lëndime dhe mungesa. Fytyra e tij tregon gjithçka. Messi ëhstë i brengosur. Ai nuk mund t’i tejkalojë problemet muskulore dhe ato janë mjaft serioze. Problemet e tij me dëmtime filluan më…

Sport

12/11/2013 07:00

Ky përfundimisht nuk është viti i Lionel Messit. I njohur për gola dhe paraqitje të jashtëzakonshme, argjentinasi së fundmi ka bërë lajm kryesisht për lëndime dhe mungesa.

Fytyra e tij tregon gjithçka. Messi ëhstë i brengosur. Ai nuk mund t’i tejkalojë problemet muskulore dhe ato janë mjaft serioze. Problemet e tij me dëmtime filluan më 2 prill në Parc des Princes kundër PSG-së.

Aty filluan problemet e tij në kofshë. Por, ai e përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë dhe pas një kohe të gjatë ai pati mundësinë të pushojë mirë gjatë verës. Mirëpo, ai ndjeu dhimbje gjatë turneut përgatitur në Azi.

Nuk shkoi gjatë, ai pësoi edhe në duelin e Superkupës së Spanjës kundër Atleticos. Në fund të shtatorit, në Almeria, erdhi konfirmimi se Messi ka probleme serioze me kofshën e majtë.

Edhe nga kjo u rikthye por deri të dielën kur pësoi për herë të katërt këtë edicion dhe u zëvendësua pas 22 minutash lojë në duelin kundër Real Betisit.

Të hënën erdhi lajmi i keq: Messi do të mungojë për dy muaj. Ai e ka përfunduar vitin 2013 me 42 gola. Më 2010 dhe 2011 realizoi nga 58 herë kurse më 2012 theu çdo rekord duke shënuar 90 gola.

Por, lëndimet e shpeshta e penguan këtë vit, dhe e ndalën.