Viti i Ri në terr, plumba ndaj nënstacionit në Tiranë

Një nga incidentet e natës së ndërrimit të viteve ka qenë goditja me armë e linjës 110 kilovolt pranë zonës së Babrrusë në Tiranë.

Lajme

01/01/2018 23:33

Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 31 dhjetor dhe në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.

Për pasojë mbetën pa energji elektrike disa zona te kryeqytetit prane ish-Kinostudios, Freskut, Alliasit, Ali Demit, Saukut, Tufines, etj.

Sipas OSHEE-së, në 90 për qind të zonave të prekura situata u stabilizua gradualisht deri në mesnatë.

Vetëm paraditen e së hënës grupet e punës mundën të riparonin linjën 110 kilovolt në Babrru dhe energjia elektrike rikthye plotësisht.

Policia po heton për këtë akt.