Viti i Ri, Man Utd i vjetër
Kemi hyrë në vitin e ri, por rezultatet e Manchester Unitedit në Premierligë mbeten ato të ‘vjetrat’. Kampioni në fuqi pësoi disfatën e gjashtë këtë edicion – e katërta në shtëpi – pas 20 xhirosh duke u mposhtur në Old Trafford nga Tottenham Hotspur me rezultat 2:1. Sulmuesi Emmanuel Adebayor shënoi me kokë duke i…

Sport
Kemi hyrë në vitin e ri, por rezultatet e Manchester Unitedit në Premierligë mbeten ato të ‘vjetrat’.
Kampioni në fuqi pësoi disfatën e gjashtë këtë edicion – e katërta në shtëpi – pas 20 xhirosh duke u mposhtur në Old Trafford nga Tottenham Hotspur me rezultat 2:1.
Sulmuesi Emmanuel Adebayor shënoi me kokë duke i kaluar mysafirët në epërsi pas 34 minutash lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.
Kurse, në të 66’tën, mesfushori Christian Eriksen shënoi po ashtu me kokë pas një topi të harkuar me një devijim nga Aaron Lennon.
Mirëpo, në aksionin pasues, United e ngushtoi disavantazhin nëpërmjet sulmuesit Danny Welbeck i cili mposhti portierin Hugo Lloris pas një asistimi të bukur nga Adnan Januzaj.
Në vazhdim, vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, erdhën pranë tij por nuk e gjetën, as pas pesë minutave lojë shtesë.
Januzaj u ‘zverdh’ për simulimJanuzaj ishte titullar, luajti komplet ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit të takimit, për shkak të një simulimi.
Me këtë humbje, United mbetet në kuotën e 34 pikëve, në pozitën e shtatë, kurse mbi ta është Tottenham me 37.