Viti i Messit

Lionel Messi beson se problemet e tij fizike të vitit 2013 kanë mbetur pas tij dhe pret një vit të shkëlqyeshëm me Barcelonën dhe Argjentinën. 26-vjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e tij të para të vitit të ri pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për rreth dy muaj, edhe…

Sport

21/01/2014 20:00

Lionel Messi beson se problemet e tij fizike të vitit 2013 kanë mbetur pas tij dhe pret një vit të shkëlqyeshëm me Barcelonën dhe Argjentinën.

26-vjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e tij të para të vitit të ri pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për rreth dy muaj, edhe pse humbi në garë për Topin e Artë nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse nuk e ka më epitetin e futbollistit më të mirë në planet, Messi beson se do të rikthehet në nivelin më të lartë falë paraqitjeve të mira më 2014, me Barcelonën dhe Argjentinën.

“Jam shumë i lumtur. Kam dëshirë të madhe të rikthehem të luaj futboll në nivelin më të lartë. Jam me fat sepse hap pas hapi kam filluar të ndihem mirë e më mirë, me shumë vizion dhe pres një vit të shkëlqyeshëm”, deklaroi Messi për Perform.

“Çdo vit e filloj me mentalitet të njëjtë për të kaluar një vit të mbarë. Të vazhdoj zhvillimin dhe përmirësimin, të jem gjithmonë në nivel të lartë. Para Kampionatit botëror më presin shumë gjëra të rëndësishme me Barcelonën, kemi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Copa del Rey, dhe këto nuk janë motivimi i vetëm për mua”, përfundoi ai.

Messi do të jetë në aksion të mërkurën kur Barcelona udhëton te Levante për ndeshjen e parë çerekfinale në Copa del Rey.