Viti i Liverpoolit

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure beson se skuadra mund të përfundojë pritjen e gjatë duke fituar titullin e kampionit në Premierligë, gjatë këtij sezoni. Pas 27 xhirosh, Reds gjenden në pozitën e katërt, me katër pikë më pak se lideri Chelsea. Toure është optimist se ekipi mund të shpallet kampion në fund të këtij edicioni.…

Sport

26/02/2014 07:50

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure beson se skuadra mund të përfundojë pritjen e gjatë duke fituar titullin e kampionit në Premierligë, gjatë këtij sezoni.

Pas 27 xhirosh, Reds gjenden në pozitën e katërt, me katër pikë më pak se lideri Chelsea. Toure është optimist se ekipi mund të shpallet kampion në fund të këtij edicioni.

“Jemi në pozitë të mirë për momentin por me 11 ndeshje të mbetura kemi edhe shumë punë për të bërë, andaj mund të ndodh shumëçka”, u shpreh Toure për Liverpool Echo.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendroheni në ndeshjet tona. Nuk duhet të mendojmë se qka ka ndodh kundër tyre në të kaluarën. Menaxheri na jep vetëbesim. Kur shkelni në fushë ju e dini se pas vetes keni një përkrahje të madhe. Të gjithë janë duke u munduar të kryejnë punën e tyre dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, u shpreh ish anëtari i Manchester Cityt.

Liverpool nuk është shpallur kampion i Anglisë nga viti 1990.