Viti 2019: Vetëm Lewandowski më mirë se Rashica

Milot Rashica me një gol të bukur ka ndihmuar Werder Bremen të fitojë 0-2 në udhëtim te Schalke, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Sport

04/04/2019 09:11

Tashmë është bërë e zakonshme që Milot Rashica të shënojë në secilën paraqitje te Werder Bremen.

Të njëjtën gjë ylli i Kosovës e bëri edhe në ndeshjen e fundit të Werder Bremen, në fitoren te Schalke.

Goli ndaj Schalkes, ishte i nënti për Milot Rashicën në vitin 2019 në të gjitha garat, shkruan lajmi.net.

Më mirë se Rashica, qëndron vetëm Robert Lewandowski, që ka shënuar 11 gola.

Për një paraqitje të mirë të Milot Rashicës, Werder Bremen ka nevojë edhe në fundjavë kur luajnë në udhëtim te Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/