Viti 2014, vit i shpikjeve të mençura
Orat e mençura janë vetëm një fillim i më shumë shpikjeve teknlogjike dhe të internetit, kur çdo vegël në shtëpitë tona do të kenë çasjë në internet dhe do të shpërndajë të dhëna. Madje edhe brusha dhëmbësh që ndajnë informacionin me dentistin.
Lifestyle
Këto shpikje të reja nuk ndalen vetëm tek ato të orëve, por çka është më e çuditshme ndoshta, janë brushat e mençura të dhëmbëve të cilat mund të ndajnë të dhëna me dentistin tuaj.
Një brushë e dhëmbëve është zbuluar këtë javë e cila ka mundësi që të monitorojë larjen tuaj të dhëmbëve dhe të mund të përdoret për të dërguar të dhëna tek dentisti juaj.
Brusha e dhëmbëve e quajtur “Oral B Smartseries”, e cila u lansua në Mbretërinë e Bashkuar me një çmim prej 199£, dërgon të dhëna prapa në telefonin tuaj të mençur duke regjistruar të dhëna të dhëmbëve, dhe duke synuar që të zbuloni më lehtë problemet me dhëmbë.
Ky vision i së ardhmes së internetit dhe teknologjisë ishte vetëm një vegël e zbuluar këtë javë në Kongresin Botërorë Të Celularëve në Barcelonë, e cila nisi erdhi si ide nga themeluesi i Facebook, Marck Zuckerberg.